Kronika, Kryesore

Krimet e Rënda shpallin vendimin: 14 vite burg Emiljano Shullazit

Është dënuar me 14 vjet burg Emiliano Shullazi, vendim i cili është shpallur sapo, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prokuroria kërkoi për të dënimin me 17 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Renda dha sot para pak çastesh vendimin për bandën ‘Shullazi’. Mësohet se për Shullazin është dhënë 14 vite burg. Ndërkohë mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani, u denua me 12 vite prapa hekurave.



Gjykata e Krimeve të Rënda, dënoi Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e “gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal”.

Gilmando Dani është dënuar me 12 vite, Indrit Qyqja 10 vite burg, Indrit Zela 10 vite, Blerim Shullazi 9 vite burg.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite. Leximi i vendimit nga gjyqtari i Krimeve të Rënda u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Gjermane në Tiranë.

Më 2 tetor Prokurorët kërkoi nga Krimet e Rënda dënimin me 64 vite burg në total për të gjithë të akuzuarit e bandës Shullazi.

Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton.

Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.

Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.

Për Blerim Shullazin ishin kërkuar 10 vite burg, 15 vjet për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Ndërkohë Krimet e Rënda vendosën një masë shtrënguese pasi Shullazi dhe miqtë e tij nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë lirinë me kusht.

Prokuroria kërkoi 17 vite burg për Emiljano Shullazi, 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Blerim Shullazin, 11 vite për Endrit Qyqja dhe 11 vite për Endrit Zela./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas