Auto

Krijohet makina super-inteligjente

makina

Inxhinierët e Self Assembly Lab janë duke krijuar një makinë super-inteligjente, e cila mund të transformohet në varësi të kushteve klimaterike.



Makina ka një formë të ngjashme me automobilat e Formula 1 dhe mund të përshtatet me çdo lloj kushti klimaterik.

Është e pajisur me krahë prej fibrash karboni, të cilët i japin një forcë më të madhe pjesës së poshtme të makinës nëse nis shiu, për të rritur qendrueshmërinë e makinës.

Koncepti fillestar po merr jetë në laborator ndërsa pritet të bëhen modifikime të ndryshme për të bërë të mundur përshtatjen me çdo lloj situate.

Skylar Tibbit, arkitekti drejtues i këtij projekti, tha se “shënjestra e këtij projekti është gjetja e metodave më elegante dhe efikase në krijimin e makinave”.

“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer me avionët dhe duam që të njëjtën teknologji ta përdorim te makinat për t’i bërë ato sa më efikase dhe elegante”, tha Tibbits.

Procesi i vetëmbledhjes dhe transformimit të këtyre makinave është cilësuar si printim 4D dhe bën që makina të reagojë nduke u shndërruar sipas kushteve klimaterike, një prej të cilave është dhe shiu.

Koncepti i Tibbits pak a shumë është një makinë e tipit “Transformers”.

Një makinë, e cila merr forma të ndryshme duke u bërë sa më efikase në çdo moment që do të ketë ndryshime klimaterike.

Një risi, e cila do të lehtësojë procësin e drejtimit të mjetit dhe përshtatjen në situata të ndryshme trafiku.

Projekti është ende në fazë eksperimentimi dhe nuk ka ende një datë të qartë se kur mund të jetë e gatshme për treg.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas