Aktualitet, Kryesore

Krichbaum i vendosur: Është herët që Shqipërisë t’i hapen negociatat

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum është shprehur sërish skeptik që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për median gjermane “WELT”, Krichbaum foli për Shqipërinë dhe Maqedoninë disa ditë para se të BE të votojë për hapjen ose jo të negociatave.



“Për momentin unë jam kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë. Është shumë herët për hapjen e negociatave”.

“Megjithatë Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull atë të gjyqësorit, reformat duhet të zbatohen tërësisht. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që arrin në nivelet më të larta të qeverisë”, shprehet deputeti gjerman Gunther Krichbaum.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas