Kryesore

Kreditë e buta, të premten afati i fundit për dokumentet

Qytetarët që kanë aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues në fazën e parë kanë kohë deri të premten për të dorëzuar dokumentet që të përfitojnë financimin e banesës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtorja e Shërbimit Social në bashki, Anisa Ruseti.

“Qytetarët, të cilët kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentet në bashkinë e Tiranës janë ata që kanë qenë fitues në listën që ne kemi shpallur vetëm 1 muaj perpara.  Siç ndodh zakonisht , fluksi më i madh  do jetë këto tre ditët e fundit për të dorëzuar dokumentet. Personat fitues të fazës së parë kanë pasur kohë mjaftueshësm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm”, deklaroi Anisa Ruseti,  Drejtore e Shërbimit Social.



Por cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?

“Dokumentet bazë janë ato që kanë të bëjnë me vërtetimin e të ardhurave, jë dokument nga punëdhënësi,  dhe derdhja e kontributeve që vërteton sesa realisht personi e ka rrogën. Vërtetimi nëse ka ose jo një prfonësi në bashkinë e Tiranës ose në vendin e origjinës ku kanë jetuar më përpara. Një serë dokumentesh kur vjen puna tek ata që kanë një biznes të vogël ose një biznes dhe duhet të paraqesin  deklarimin e fundit që kanë pasur në buxhet për vitin e kaluar, detyrime që kanë të bëjnë me taksat, tatimet etj.   Pra secila nga kategoritë e gjen veten e tyre për ti plotësuar ato”, sqaroi Anisa Ruseti,  Drejtore e Shërbimit Social.

Në fazën e parë të programit të kredive të buta nga bashkia e Tiranës, aplikuan rreth 2500 familje, nga të cilat 500 do të kenë mundësi të përfitojnë një banesë me interes të ulët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas