Ekonomi, Kryesore

Kreditë e buta, bonusi i qirave e përmirësimi i kushteve të banimit. Çfarë parashikohet të ndodhë

Duke nisur nga viti i ardhshëm, në programin buxhetor afatmesëm 2019-2021, parashikohet mbështetja e rreth 3280 familje të pastreha nëpërmjet skemës së kredive të subvencionuara nga shteti.

Sa i përket familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje, në program parashikohet një rritje e konsiderueshme e numrit të tyre, nga 381 përfitues në vitin 2018 në 1009 përfitues në vitin 2021.



Po ashtu, në dokumentin e qeverisë shkruhet se do të ketë edhe një rritje të numrit të familjeve që do të përfitojnë nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit, ku numri i përfituesve parashikohet të shkojë në 1318 familje gjatë periudhës 2019-2021.

E sa i përket familjeve që përfitojnë banesa sociale me qira në objekte të adaptuara, numri parashikohet ë rritet me 260 familje përgjatë periudhës 2019–2021.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas