Kryesore

KPA shtyn seancën për Adriatik Llallën: Do vendoset me …

Seanca e radhës për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla do të mbahet me 31 maj ora 10.00.

Duke u nisur nga qëllimi për të garantuar realizimin e një procesi të rregullt që do t’i garantojë subjektit të rivlerësimit, Adriatik Llalla të drejtën për tu përfaqësuar në mënyrë të rregullt për t’u dëgjuar dhe dhënë argumentet e tij të mbrojtjes, Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shtyjë seancën për ish-kryeprokurorin Llalla në fund të muajit maj.



Argumenti lidhet me faktin se avokati i tij, Sokol Hazizaj është shprehur më herët se
Adriatik Llalla nuk ishte në dijeni të seancës së sotme.

Për këtë arsye, KPK vendos t’i kërkojë avokatit të tij plotësimin e prokurës duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i të përfaqësuarit për t’i dhënë përfaqësuesit tagrat për ta përfaqësuar në gjykimin e ankimit kundër vendimit të Komisonerit Publik.

Gjatë seancës Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.

“Në dijenin time nuk ka dijeni, por unë kam tagrin që ta paraqesë. Komunikimi i fundit më shumë se 2-3 javë”, tha ai, duke shtuar se dokumentet e tërhequra ia ka dorëzuar familjarëve të tij.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vetingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vetingun edhe Besnik Imerajt.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas