Aktualitet

Kotzias: Nëse nuk çelen negociatat, do të ketë destabilitet në rajon




               Publikuar në : 10:19 - 25/06/18 |
mapo.al

“Nëse nuk çelen negociatat për Shqipërinë, do të ketë destabilitet në rajon”.


Ky ka qenë paralajmërimi i fortë i ministrit të jashtëm grek i cili  ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë duke theksuar nevojën e një hapi të mëtejshëm në marrdhëniet BE-Shqipëri.

“Nëse 2 vendeve nuk u jepet një datë, rrezikohen përpjekjet tona”, mësohet të jetë shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias i pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit me 2 shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu ai ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të marrin përgjegjësitë e nevojshme për të ardhmen e BE-se.

“Pala franceze të bjerë dakord për një datë dhe Gjermania të jetë më e hapur ndaj propozimeve të Macron. Duhet të mbajmë premtimin, të mos ndahemi në 2 kampe”, është shprehur ministri Kotzias.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas