Kryesore

Kotzias është i bindur: I kemi zgjidhur të gjitha problemet me Tiranën

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, gjatë një interviste në televizionin grek ‘Kontra Channel’, deklaroi se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet mes Tiranës dhe Athinës.

Duke folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kotzias u shpreh se vendi i tij do të mbështesë plotësisht çeljen e negociatave te anëtarësimit per Shqipërinë.



“Në Samitin e Qershorit pasi të kemi të miratuara çështjet nga parlamenti i Shqipërisë, ne do të japim okay-n tonë , me gëzimin tonë më të madh që të marrin rrugën europiane. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane. E para sepse  jemi miq dhe nuk mendojmë në kurriz të tyre dhe nuk jemi një vend që duam tua vështirësojmë gjërat, dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një kurs të përbashkët sot në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në të ardhmen në Bashkimin Evropian.”

Kryediplomati grek foli dhe për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, duke i cilësuar si tepër të rëndësishme vendimet e dy kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev. Shefat e qeverive të dy vendeve pritet të vulosin këtë të martë çështjen e emrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas