Rajoni

Kosovë/ 10 milionë euro në vit për dezertorët e UÇK-së

Rreth 10 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit paguhen për dezertorët, të cilët e kishin braktisur luftën e UÇK-së para përfundimit të saj. Më shumë se 80 për qind të dezertorëve që paguhen nga buxheti publik janë nga Dukagjini.

Këto të dhëna janë të paraqitura në aktakuzën e rastit të njohur tashmë si “Veterani i rrejshëm” e që është ngritur rreth një muaj më parë nga prokurori special, Elez Blakaj, por që Prokuroria e Shtetit po vazhdon ta mohojë ekzistencën e saj, shkruan Koha Ditore në pjesën e tretë të serisë ekskluzive për hallkat e zinxhirit komandues për mashtrim në emër të UÇK-së.



Mijëra fëmijë, mijëra aplikacione të plotësuara nga një dorëshkrim, qindra aplikacione të “personave të internuar” janë cilësuar nga Blakaj si aplikacione të rreme.

Mashtrimi i veteranëve në numër më i madhi ka qenë në Zonën Operative të Dukagjinit.

Aktakuza ka 64 faqe, është ngritur me datë 11 korrik 2018. Ka numër protokolli PPS.nr.12-2018. Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Të gjithë këta si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas