Kryesore, Rajoni

Kosovari që dizenjoi Bunkerin e Enverit

kosovariAfërdin Haxhimurati ka qenë drejtor i dizajnit në projektin Bunk’Art, një ekspozite në një bunker pesë kate nën Tokë të ish diktatorit Enver Hoxha i cili e kishte bërë atë në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Është një prej ekspozitave që është në qendër jo vetëm të medieve vendore por edhe ndërkombëtare.kspozita Bunk’Art e cila deri me tani ka pasur rreth 30 000 vizitorë dhe është shndërruar në një kuriozitet jo vetëm vendorë por edhe ndërkombëtarë.



Afërdin Haxhimurati, dizenjatori i Bunk’Art ka dhënë një intervistë në gazetësn Ekspress ku flet në lidhje me Bunkerin e famshëm dhe punën për realizimin e tij.

Si erdhi ideja dhe sa zgjati konkretizimi për realizimin e ekspozitës Bunk’Art?

Ideja për të bërë ekspozitë erdhi ku OJQ prezantoi projektin që të shfrytëzohet ky vend për një ekspozitë. Pas aprovimit nga qeveria dhe dy ministritë ajo e Kulturës dhe Mbrojtjes, kësaj OJQ-je i pranohet propozimi dhe kjo organizatë angazhon kompaninë ku unë jam i punësuar si Drejtor Dizajni që quhet “SPAZIO EVENTI ALBANIA” që të kryej komplet punën e organizimit që nga rikonstruktimi, kërkimet historike dhe ndarjet sipas kronologjisë, brandimin e ekspozitës dhe gjera tjera të nevojshme.

Ju jeni i vetmi kosovar i angazhuar në këtë projekt apo ka edhe të tjerë?

Jo, unë jam i vetmi shqiptar nga Kosova i angazhuar në këtë projekt si drejtor dizajni i kësaj ekspozite, ku kisha për detyrë ta gjeja emrin, logon, brandimin e ekspozitës dhe disa koncepte tjera.

Sa ishte e veshtirë për ju kjo punë?

Çdo projekt ka vështiresitë e veta, por ky projekt ka qenë për mua i veçantë, pasi që në Kosovë ne nuk kemi pas bunkera ndonjëherë dhe që nga dita e parë kur e kam parë këtë vend (edhe pse të braktisur) kam ngelur i fascionuar.

Si ishte bunkeri në ditën e parë kur ju e vizituat, sigurisht i pa rregulluar?

Po ishte i braktisur komplet, gjynah për një vend të tillë. Por edhe pse i braktisur dhe i përfshirë nga lagështia pasi që është 5 kate poshtë, prapë e kishte madhështinë e vet dhe u dashurova në atë vend që në ditën e parë.

Bunkeri ka zgjuar kërsherinë e shumë njerëzve të cilët e vizitojnë. Ndërkohë në të ekspozohen edhe dromca nga jeta e diktatorit. Si një artist si e shihnit ju nga ajo prespektivë jetën e Enverit por edhe Nexhmijës?

Jeta e tyre në atë kohë ka qenë super luksoze, duke kujtuar që populli ka jetuar në varfëri të skajshme dhe të jetosh në kurriz të popullit nuk është aspak e drejtë. Po ashtu, edhe ky bunker që bë për t’u fshehur vetëm qeveritaret tregon se sa e donte ai popullin e vet. Edhe vet dhoma e tyre që është brenda bunkerit është më lukzosja nga të gjitha, muret i ka të veshura me një material që në atë kohë ishin shumë të shtrenjta dhe po ashtu me disa fibra metali që në rast se sulmohet bunkeri, të mos shemben muret direkt por që ta mbahen në ato metale dhe këta të kenë kohë të largohen.

Nga cilat vende dhe nga kush po vizitohet më së shumti bunkeri?

BUNK’ART vizitohet nga të gjitha trojet shqiptare, deri me tani 1 javeë nga hapja ka mbledhur mbi 30.000 vizitorë. Shtytje kësaj i kanë dhënë edhe mediat botërore të cilat kanë shkruar për bunkerin si pikë turistike andaj kemi pas plot vizitorë që kanë ardhur nga shtetet e ndryshme të Botës në Shqipëri enkas për këtë ekspozite, gjë qe na ka bërë të ndihemi krenar.

Ndoshta nuk ka vetëm në Tiranë këso vendesh. A keni menduar që ekspozita të këtilla të shikoni mundësinë që ti organizoni edhe në vende të tjera?

Shpesh si për shaka me organizatorin e përgjithshëm që është italian, Carlo Bollino kemi menduar që këto pjesët historike (foto, dokumente) t’i sjellim edhe në Kosove, pasi unë jam nga Kosova por që nuk e di sa do këtë sens pasi që në Kosove nuk ka bunker dhe kam dyshime që atje do pritet njësojë me interesim si këtu. Por që në të ardhmen edhe mund të shkoj në vende tjera, pasi komplet ekspozita është në dy gjuhë, shqip-anglisht.

Ju personalisht a jeni duke u marre me ndonjë projekt personal, apo për momentin i jeni përkushtuar vetëm kësaj pune?

Po jam duke u marrë edhe me një projekt të një rrjetit social, që është prezantuar se fundmi në samitin më të madh të teknologjisë në Botë, në WEB SUMMIT – Dublin, Irlande. Ky rrjet social që do jetë ëorld ëide/botëroreë do të lansohet në dhjetor ku edhe do të zbulohet logo e imja që ka fituar në konkursin për logon e kësaj kompanie. Dhe ishte nder dhe krenari për mua që ky rrjet social të prezantohet në Irlandë me logon time dhe gjatë 3-4 ditëve të këtij eventi të vizitohet nga miliona njerëz.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas