Kryesore

Kosova nis të ziejë…

Një ditë pasi u përmendën skenarët për trazira të mundshme në veri, ku u tha se serbët mund ta shpallin autonominë e veriut si përgjigje që pala kosovare nuk po e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur sot një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës “për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend”.

Gazeta Express ka siguruar një ftesë që Haradinaj ua ka dërguar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që përfaqësohen në këtë Këshill, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.



Dje u bë e ditur se krerët e Policisë së Kosovës kanë marrë vendim për t’ua pezulluar pushimet pjesëtarëve të Policisë pa dhënë më shumë shpjegime.

Në skenarin që e publikoi Prifti Sava Janjic për situatën në veri të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës do të ndërhynte menjëherë pasi serbët të shpallnin autonominë.

Ndërkohë, përfaqësues të Listës Srpska i kanë quajtur këto deklarata spekulime.

Kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli edhe këtë të premte për të dhënë sqarime për momentin delikat të bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë që siç tha ai, do të vijojnë në Shtator.

Thaçi përsëriti se janë 400 km të kufirit me Serbinë për korrigjim dhe theksoi se shteti i Kosovës nuk guxon të mbyllë sytë përballë kërkesës historike të luginës së Preshevës, por edhe Medvegjës e Bujanovcit për t’iu bashkuar Kosovës. Kjo mundësi nuk do të jetë e mundur përgjithmonë, tha ai.

Thaçi tha se roli kryesor vendimmarrës do t’i takojë popullit duke sqaruar se po punohet që në një të ardhme të afërt zëri dhe vullneti i qytetarëve të dëgjohet me referendum, sidomos për çështje kryesore siç është faza e fundit dialogut dhe e marrëveshjes me Serbinë. Mungesa e mekanizmit të referendumit na ka penguar edhe në vonesën për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës e për rrjedhojë fazën për anëtarësimin në NATO.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas