Kryesore

Kosova në Grupin A, shikoni si e komentojnë mediat serbe






               Publikuar në : 20:13 - 02/12/18 |
mapo.al

Ditën e sotme në Dublin të Irlandës është hedhur shorti i kampionatit europian “Euro 2020” dhe skuadra e Kosovës ka rënë në një grup të vështirë. Skuadra e drejtuar nga Bernard Shaland renditet në të njëjtin grup ku janë edhe Anglia, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria.


Ndërsa ky short për Kosovën nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga mediat serbe të cilat në fakt e mohojnë Kosovën duke përdorur frazën “të ashtuquajturën Kosovë”.

“Serbia ishte me fat në short, Mali i Zi luan me të ashtu-quajturën Kosovë! Natyrisht që ndeshja më interesant është se Mali i Zi luan ndaj Kosovës, ku janë edhe Angli dhe Çekia” – shkruan “Telegraf.rs”.

Nga ana tjetër edhe “Blic.rs” ndjek të njëjtën shprehje teksa shkruan: “Serbia është renditur në vazon e tretë, kështu që nuk ka mundur të luajë me të ashtu-quajturën Kosovë”.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas