Kryesore

Kosova mund Maltën, hap të rëndësishëm drejt kualifikimit






               Publikuar në : 20:58 - 17/11/18 |
mapo.al

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në grupin 3 të ligës D foli më së shumti për skuadrën mike, e cila meritoi një sukses edhe më të thellë në stadiumin Ta’ Kali.


Kosova mori epërsinë pas çerek ore lojë me rrjetën e Muriqit, në një ofensivë e cila vendosi në panik prapavijën e ishullorëve. Por, skuadra e Shaland shpërdoroi të tjera shanse të pastra me Zenelin dhe Berishën, që u ndalën nga portieri maltez.

Përfaqësuesja mike ruajti epërsinë, madje arriti të shënojë 4 herë të tjera me Kolollin, Rashicën dhe Donis Avdiajn. Ky i fundit impresionoi me lojën e bukur, madje shënoi dy herë, edhe pse zëvendësues. Malta u shtur totalisht në prapavijë dhe finalizimi i Rashicës 4 minuta nga fundi ishte epilogu i një rrjedhe logjike të lojës.

Tani Kosova kryeson me 11 pikë. Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, ekipit i mjafton të mos humbasë me rivalët direktë, për t’u ngjitur një ligë më lart, e për të provuar një arritje historike si kualifikimi në Europian.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas