Sport

Kosova fiton bindshëm kundër Ishujve Faroe






               Publikuar në : 23:01 - 10/09/18 |
mapo.al

Kosova ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke i mundur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Arbër Zeneli shënoi për Kosovën në minutën e 48’të, kurse epërsinë e dyfishoi Atdhe Nuhiu në minutën e 55


Një ndeshje për t’u  mend për Kombëtaren e Kosovës sonte.

Ata e kanë mundur me rezultat 2-0, Ishujt Faroe sonte duke kaluar të paret në grup, derisa kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligen e Kombeve në Prishtinë, në stadiumin e sapondërtuar “Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pjesa e parë ishte e tëra e Kosovës, të cilët dominuan takimin por nuk arritën që të krijojnë një mundësi të mirë për të shënuar.

Ndërkohë, mysafirët vazhduan që të sulmonin me kundër sulme dhe u treguan të rrezikshëm.

Në pjesë e dytë pamë një Kosovë tjetër.

Që në fillim të takimit Arbër Zeneli driblon tërë mbrojtjen mysafire për të shënuar golin e parë në një ndeshje zyrtare në gara të UEFA’së.

Zeneli dribloi tërë mbrojtjen e mysafirëve për të shënuar golin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Presioni i Kosovës vazhdoi dhe ata vinë te goli edhe në minutën e 55’të. Kësaj here ishte Vesel Nuhiu që regjistrohet në listën e gola shënuesve.

Pas golit të dytë, Kosova e kontrolloi ndeshjen dhe arriti në fund të rezultati që e kërkoi, për të kaluar kështu në vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D te Kombeve. /GazetaExpress/


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas