Kryesore, Op Ed

Korrupsioni kryeministror, laku po ngushtohet

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni kryeministror dhe krimi i organizuar në Shqipëri, është hedhur në sulm për të bllokuar sot çështjen kombëtare si politikë perëndimore. Po politika amerikane si i sheh? Po politika gjermane, çfarë thotë?



l.
Korrupsioni i pashpresë shqiptar është hedhur në sulm, por nga frika ama. Të korruptuarit e mëdhenj, janë hedhur njëherësh edhe kundër Prokurores Marku dhe ministrit Xhafaj, por pa sukses. Por edhe prokuroria e policia, nga ana e tyre, me sukses po godasin intensivisht grupet e krimit; të cilat kanë qenë dhe janë në korporatë biznesi me korrupsionin e lartë shtetëror. Korrupsioni kryeministror shqiptar dallon se ende po ka shpresë që mund të shpëtojë nga Reforma në Drejtësi, se gjithçka e mbështet në dëshirën e tij iluzionare që politika amerikane është tërhequr. Brenda kësaj, korrupsioni kryeministror është sulur për ndihmë drejt Beogradit, Moskës dhe Athinës për të varrosur çështjen kombëtare. Si gjithmonë në historinë 200-vjeçare të Shqipërisë. Por janë nën ethet e ligësisë së tyre: asnjë shpëtim nuk kanë. Kurse në gjendjen psikike ku ndodhen, kanë rënë në iluzionizëm. Në fakt, iluzionizmi është simptomë e çrregullimit të tyre psikik. Po ndërkombëtarët? Politika gjermane nuk po iu bën asnjë lëshim hajdutëve shqiptarë që drejtojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. FBI ka hetuar, dhe po heton dhe politika amerikane për Shqipërinë tani bazohet në të dhënat që i jep FBI. Kurse vetë FBI me ekspertët e saj po punon ngushtë në goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri me Prokuroren Marku dhe me ministrin Xhafaj. Në funksion të kësaj lidhjeje, Prokurorja e Përgjithshme, Marku, iu tregoi vendin prokurorëve të lidhur me krimin e organizuar. Pas tyre, do shihni edhe pushtetarë të korruptuar që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kurse politika amerikane nuk mund të tërhiqet nga çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse këtu është epiqendra e politikës së saj të re në lidhje me tiparet e reja të globalizmit. Për këtë arsye, sot politika amerikane dhe ajo gjermane nuk mbështeten më te të korruptuarit e mëdhenj që drejtojnë Shqipërinë, por në dy persona të zgjedhur prej tyre: te Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe te Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

ll.
Janë tre individë tashmë të identifikuar si të korruptuar dhe shitës të interesit kombëtar: Berisha; Rama dhe Meta. Që të tre nuk kanë shpëtim se janë të skeduar ndërkombëtarisht; dhe që të tre janë bashkë. Të tre u kërcënuan së fundi këto ditë nga politika amerikane me anë të Elisabeth Millard, zv.ndihmës-sekretares së shtetit. E patë që nuk folën fare se iu bëri presion për SPAK-un ajo. Njëlloj si Brian Yee që erdhi para një viti: dëgjuat të thoshin ndonjë gjë për takimin me të? Por të 140- të hynë kokulur në Parlamenti. Millard iu ka vënë data të sakta për ngritjen e SPAK-ut, edhe Ramës edhe Bashës, se e di që janë bashkë të dy kundër Reformës në Drejtësi. Madje ajo e dinte që këta janë bllok kundër Reformës në Drejtësi dhe duan të destabilizim të Shqipërisë. Prandaj ua theksoi që e gjithë ajo reformë është përpiluar në Uashington dhe SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit e duam të ngritur brenda vjeshtës. Por treshja e korrupsionit kryeministror shqiptar, Berisha, Rama, Meta, janë të paaftë që të realizojnë atë që po kërkojnë me ngulm: destabilizimin e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që të tre këta në këto momente janë hedhur si të tërbuar sa në Moska e në Beograd, por janë krejt të paaftë. Si do ta realizojnë destabilizimin? Sali mavria thotë me revolucion. Meta e ka shpresën në Beograd dhe në mbeturinat e Sheshelit e të Gruevskit. Kurse Rama vërtitet si një i dehur që nuk kupton asgjë, por i është mbushur mendja se do ta destabilizojë gjendjen në Shqipëri e në Kosovë me Erdoganin dhe me tendenca fanatike hoxhallarësh dhe individësh të tjerë pa vlerë intelektuale. Që nga koha e Esat Toptanit, dhe ngjarjeve të vitit 1997 që i krijoi Berisha me Beogradin këtu, nuk ka patur Shqipëria bastardë më të mëdhenj në drejtimin e saj. Edhe Enver Hoxha në izolim rropatës për interes të tij i çoi shqiptarët, e cila është e ngjashme me këtë, por kjo që po kërkojnë të bëjë Berisha, Rama dhe Meta, ka ligësi më të madhe brenda vetes. Por, janë të falimentuar. Politika amerikane nuk i pranon sepse nuk mund të punojë dot me ta në skemat e saja për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë dy shtete shqiptare, aktualisht, dhe këto ditë del dhe një i tretë si republikë në federatën shqiptaro-maqedonase pas referendumit. Por këta të korruptuar janë kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse janë të lidhur me Beogradin dhe Moskën. Ishin të liq, por edhe naivë, sepse menduan të mundnin politikën amerikane dhe gjermane me Moskën dhe Beogradin, madje edhe me Stambollin e Erdoganit. Tani nuk iu mbetet vetëm që të ndërtojnë SPAK-un brenda vjeshtës dhe të përballen me akuzat kundër tyre.

PasPara

1 koment

  1. Don Zoti e vjen fundi i ktyre hajdutve zollumqare te shumave marramendse,si gjithmone per ne si popull mbeten shpresat te fuqite e medha,SHBA qe ata jane miqte tane.Fuqite perendimore munde te na ndihmojne me burgosjen e ktyre njerzve te ndyre qe slane gje pa vjedhur e plackitur.Ktyre flliqsirave duhet tju merren parate e pasurite qe na plackiten,njekosishte te burgosen si plackites te dhunshem.Zduhet humbim shpresat,kohet e fundit shohim,qe rreforma ne drejtesi ka fidhuar te japin rrezultatet e para ndaj hajdutve me emrin gjyqtare e prokurore.SHenjate e para per nji te ardhme me te mire,per te ardhmen e popullit te stervuajtur shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas