Kryesore, Rajoni

“Korrigjimi i kufijve”, Thaçi pas takimit me Mogherinin: Ky rrugëtim do të jetë i vështirë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar pas takimit me Federica Mogherinin.

Thaçi thotë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Por sipas tij kjo rrugë do të jetë e vështirë.



Postimi i plotë:

Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas