Kryesore, Rajoni

Korrigjimi i Kufijve, Koçijançiç: Kosovës dhe Serbisë t’iu jepet hapësirë për marrëveshje

Tre ditë pasi këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare John Bolton e bëri të qartë publikisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kundërshtojnë rregullimin e territoreve nëse Prishtina dhe Beogradi gjejnë një marrëveshje, e theksoi se po kështu se mendon se në një rast te tille, askush në BE nuk do të bëhej pengesë. Në njëjtën linjë vjen edhe deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Koçijançiç, e cila thekson se “në një rast të tillë, askush në BE- gjithashtu nuk do te behej pengese”.

Koçijançiç doli me deklaratën se “KE vlerëson që Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësira për t’u marrë vesh mbi përmbajtjen e marrëveshjes se normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si ndërmjetësues i dialogut, blloku” – theksoi Koçijançiç, -“nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, por do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare”.



Ajo u kujdes të theksonte në mënyrë të veçantë se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Ndërsa e pyetur nga gazetarët nëse Brukseli e pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Koçijançic tha se nuk dëshiron të hyjë në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”.

Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, njoftoi të shtunën se ajo do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të caktuar të mbahet më 7 shtator.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas