Sociale

Korçë, tre shkolla nuk do të hapin dyert në ditën e parë të shkollës






               Publikuar në : 12:43 - 05/09/18 |
mapo.al

Në rrethin e Korçës tre shkolla nuk do të hapin dyert në ditën e parë të vitit shkollor.


Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i DAR Korçë Kristaq Grabocka, i cili tha se Shkollat e Drenovës, Barçit dhe Kolanecit për shkak të reduktimit të numrit të nxënësve do të mbyllen.

Për rrjedhojë 100 nxënës të klasave të pesta e deri në klasën e nëntë do të marrin mësim në shkolla të tjera shumë afër vendbanimeve të tyre. Nga mbyllja e këtyre institucioneve arsimore preken 12 mësues, të cilët gjithnjë sipas Grabockës do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.

Mbyllja e këtyre shkollave erdhi edhe pasi u mor mendimi i prindërve e nxënësve por edhe i stafit mësimdhënës.

Në qarkun e Korçës për këtë vit mësimor do të përfitojnë libra falas 3363 nxënës, ndërsa 1300 nxënës të tjerë do t’i marrin këto libra falas në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas