Kronika

Korçë, ecte i armatosur në qytet, arrestohet 31-vjeçari me precedentë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri tip pistoletë si dhe 7 fishekë luftarak.

Në pranga përfundoi Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”).



“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas