Kronika, Kryesore

Kopjacë! Konkurruan për gradën ‘Komisar’, anulohet testi

Fenomeni i vjedhjes është shfaqur edhe në Policinë e Shtetit. Dhe jo në nivele baze të saj por në punonjës policie që konkurronin për gradën Komisar. Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën ‘Komisar’ ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues. ‘BalkanWeb’ mëson se duke u nisur nga piket e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshëm i policisë e shpalli Ardi Veliu ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marre nga aplikontët para nisjes se konkurrimit.



Për këtë arsye konkurrimi u shpall i pavlefshëm dhe do te përsëritet edhe një here me datën 15 nentor. Për te shmangur te njëjtin fenomen tek konkursi per gradën Kryekomisar qe u mbajt me 12 nëntor testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit ku vetëm 40% e pyetjeve ishin quiz kurse 60 % e tyre kërkonin përgjigje te argumentuar.

Që prej vitit 2012 nuk ishte hapur konkurs për këto grada në Akademinë e policisë duke detyruar kështu që të gjithë policët që i plotësonin kriteret t’i drejtoheshin gjykatës, e cila ua jepte automatikisht gradën më të lartë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas