KMR

Kontrolloni produktet kozmetike: Përbërësit e rrezikshëm që duhen shmangur!

Një pjesë e mirë e produkteve kozmetike përmbajnë substanca me efekte të rrezikshme anësore, të cilat bëni t’i shmangni sa më shumë në mënyrë që të evitoni rrezikun. Në vijim kemi paraqitur disa prej substancave që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi kur lexoni tabelën e përbërësve.

1. Paraben: Kërkoni për terma si methyl-, bytyl-, ethyl- dhe propilparaben në listën e përbërësve. Ata janë mbrojtës për të parandaluar rritjen e baktereve në produktet e ndryshme, mirëpo ndikojnë negativisht në organizëm, sidomos në nivelin e hormoneve.

2. Sulfatet: Lauril Sulfat Natriumi (Sodium Lauryl Sulfate – SLS) ose format e tij të jonizuara përdoren kryesisht tek shampot për të siguruar një larje më të mirë. Mirëpo ata janë të njohur si përbërës që thajnë lëkurën duke i hequr vajrat natyrorë, të cilët shkaktojnë thatësi, skuqje dhe irritim.



3. Ftalatët (Phthalates): Gjenden kryesisht tek parfumet që aroma të zgjasë më gjatë dhe tek manikyrët për t’i dhënë qëndrueshmëri, por thithen shumë shpejt nga lëkura duke çrregulluar nivelin dhe ciklin e hormoneve. Disa studime i lidhin këta përbërës me kancerin e gjirit.

4. Polietilen glikoli (Polyethylene glycol): Shërben si fiksues dhe tretës duke lejuar përbërësit të depërtojnë më mirë në lëkurë, mirëpo këto lëndë janë të kontaminuara me oksid etileni, një substancë e njohur gjerësisht si kancerogjene.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas