Kryesore

Kontrolli i të “fortëve” në Shkodër, pas policisë reagon edhe Prokuroria: Ja ku po hetojmë

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar pas publikimit nga policia të detajeve të operacionit në këtë qytet ku u arrestuan 4 persona si të anëtarë të dyshuar të bandave kriminale.



“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.
Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin”, deklaron Prokuroria.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

“Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.
Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit”, thuhet më tej në reagimin e prokurorisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas