Bota

Kontrolli i policisë kthehet në përplasje me armë, një i vdekur

Një ndalesë rutinë në trafik, u kthye në shkëmbim zjarri midis policëve dhe një të riu.

I dyshuari u plagos rëndë pas përpjekjes për të qëlluar mbi oficerët e policisë, duke dëmtuar një prej tyre.



Departamenti i policisë në Los Angeles ka lëshuar pamjet grafike të incidentit që ndodhi në Luginën e San Fernando-s në fund të korrikut.

Pamjet tregojnë dy oficerë policie, njëri prej të cilëve femër, që i afrohen një makine, në bordin e të cilës ndodhej anëtari i një bande, i quajtur Richard Mendoza.

Policja afrohen në anën e djathtë dhe bisedon me pasagjerët brenda makinës, ndërsa polici tjetër në anën e majtë.

Në atë moment, shoferi del nga makina me një pistoletë në dorë duke hapur zjarr.

Oficerja femër bie në tokë, ndërsa partneri i saj i përgjigjet zjarrit duke qëlluar me disa plumba Mendozën.

“Los Angeles Times” tha se Mendoza u godit disa herë në kokë dhe gjoks, duke gjetur vdekjen pak më vonë në një spital aty pranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas