Sociale

Kontrolli i mishit në treg. AKU gjobit tregtarët, ata ankohen se po falimentojnë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) tha për “Top Channel” se, përpara fillimit të sezonit turistik u ka kërkuar të gjitha subjekteve që të garantojnë siguri ushqimore.

Por, tregtarët e mishit, pjesa më e madhe e të cilëve nuk pranojnë të flasin para kamerës, shprehen të habitur.



Por ka edhe tregtarë të tjerë që thonë se e kanë marrë njoftimin e AKU-së, megjithëse nuk disponojnë asnjë shkresë zyrtare, siç pretendon AKU.

“Top Channel” vëzhgoi ditën e enjte një pjesë të thertoreve dhe të dyqaneve që tregtojnë mish, për të parë nga afër sesi ruhet dhe shitet mishi që hamë çdo ditë.

Por, sikundër qytetarët ankohen për mish të pasigurt, që i ka çuar deri në helmim, shitësit ankohen se kjo qeveri po i falimenton: “Na kërkojnë TVSH, fshatari nuk ka TVSH. Në vit bëj 2 milionë lekë të reja, drita, ujë, shto dhe TVSH i bie 10-fish më shumë. Kemi falimentuar përfundimisht”.

Agroni ka një shqetësim edhe më të madh. Ai është në gjyq me shtetin, megjithëse thotë se ka dokumentet që e hedhin poshtë gjobën e AKU-së: “Më kanë vënë 3 milionë lekë gjobë se thonë se mishi është pa vulë. Vula është fshirë gjatë transportimit. Kam dhe raportin e asaj dite, por nuk e njohin”./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas