ShowBiz, Te Vecanta

Kontratë paramartesore me Shkëlzen Berishën? Armina befason me deklaratën e fundit…

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një çift që e kanë pranuar dashurinë e tyre para publikut dhe prej kohësh bashkëjetojnë.

E ftuar në “Pop Culture” Armina është pyetur nëse ka në plan të martohet me Shkëlzenin, dhe ajo është përgjigjur:



“Martesa është në planet tona. Unë kam marrë propozim një vit më parë nga Shkëlzeni dhe kam një unazë simbolike, por ende nuk kemi vendosur një datë për dasmën. Do jetë diçka spontane”.

Ndërsa e pyetur nëse Shkëlzeni i ka kërkuar të nënshkruaj ndonjë kontratë paramartesore, ajo u shpreh:

“Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë deri më tani në fakt. Sigurisht është diçka aspak romantike, por edhe nëse do të ma kërkonte nuk do ta prisja dhe aq keq.

Çiftet bëjnë kontrata paramartesore jo vetëm për ndarjen e pasurisë por edhe për shumë gjëra të tjera, pasi asnjëherë nuk e parashikon dot se çfarë do të ndodhë dhe se si do të gjykojmë në situata të caktuara”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas