Kryesore, Sport

Kontrata: Reali fiton 1.1 miliard euro nga sponsori

Edhe pse ecuria në këtë edicion nuk është ndër më optimalet për klubin mbretëror të Realit të Madridit, duke mos përmbushur pritshmëritë që rrethojnë ekipin elitar deri më tani, duket se “Los Blancos” mund të ngushëllohen me të rejat që vijnë jashtë fushës së blertë, shkruan Top Channel.

Siç zbulon e përditshmja Marca, klubi “merengues” është shumë pranë nënshkrimit të akordit të ri me sponsorin e tij historik, firmën sportive Adidas, marrëveshje që parashikon një bashkëpunim të ri 10-vjeçar.



Kosto e operacionit është një rekord historik pasi tashmë në arkat e “los Blancos” pritet të arkëtohen plot një miliard e 100 milionë euro, që përkojnë me 110 milionë euro në sezon.

Nivele të tilla nuk janë prekur kurrë më parë dhe tashmë madrilenët dyfishojnë akordin e një viti më parë, që shihte një përfitim prej 52 milionë eurosh në vit.

Aktualisht klubi me përfitimin më të madh financiar nga sponsorët është Manchester United me 85 milionë euro në vit, por tashmë më tratativën e re klubi mbretëror ka supremacinë e përfitimeve monetare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas