Sport

Konte: Kemi bërë një fazë të parë fantastike


Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, e ka cilësuar pjesën e parë të sezonit të skuadrës së tij si të jashtëzakonshme, pas fitores 2-0 ndaj Atalantës në transfertë, pas së cilës skuadra bardhezi u shpall edhe kampione e dimrit. Juventusi, në 19 ndeshjet e para në Serie A është pa asnjë humbje dhe mbetet skuadra e vetme në Europë momentalisht pa humbje të pësuar në këtë sezon. Kjo dhe fitoret në sfidat e mëdha ndaj Interit dhe Milanit bëjnë që shumë të mendojnë se juventinët do të shpallen kampionë. “Ne kemi pasur një pjesë të parë të sezonit që ishte shumë e mirë. Kemi luajtur në nivele të larta dhe meritojmë të jemi në majë. Mendoj se ndaj Atalantës ishte kulmi i impenjimeve tona. Përgëzime lojtarëve, të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Tani duhet të jemi të përgatitur për të dhënë 120-130 përqindëshin në pjesën e mbetur”, tha Konte.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas