Sport

Konte do Kupën e Italisë, Enrike do të ndalë Juven

Trajneri i Juventusit Antonio Konte, dëshiron një ekip të vendosur, për të fituar një Kupë e cila vlen. “Kupa e Italisë është një objektiv shumë i rëndësishëm. Roma po luan shumë mirë dhe na ka eliminuar 2 herë vitet e fundit. Do të praktikoj “turn-overin” për shkak të dëmtimeve, por edhe për t’i dhënë mundësinë atyre që kanë qenë përherë të gatshëm. Sigurisht që duam ta fitojmë këtë sfidë. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të kalojmë turnin, duke ditur që kemi përballë një skuadër, e cila po bën shumë mirë. Për këtë nuk kisha dyshime që kur u ndeshëm në kampionat. Kam shprehur disa herë vlerësimin tim për punën e Luis Enrikus. Roma është një skuadër që ka një identitet të qartë dhe një ide loje, e këtë nuk e kanë të gjithë”, deklaroi Antonio Konte. Ndërkohë, verdhekuqtë shprehen të gatshëm për t’u ndeshur me kryesuesit e Serie A. “Është një stimul i madh kur di se Juventusi këtë sezon nuk ka humbur ende. Ndeshja e së martës është vërtet stimuluese. Diferenca midis nesh në klasifikim është e qartë. Juventusi tregoi në “Olimpico” që është një ekip fitues. Këtë duhet të tregojë edhe Roma në fushën e Juves”, deklaroi trajneri Luis Enrike.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas