Kronika, Kryesore

Konsumoi ilaçet e gjyshit, 4-vjeçarja nga Delvina dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Delvinë, teksa një 4-vjecare është helmuar, pasi ka pirë ilaçet e tensionit të gjyshes së saj aksidentalisht.

Mësohet se 4-vjecarja me inicialet F.A është dërguar fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.



Sipas bluzave të bardha nga spitali i Sarandës, e mitura ka shkuar në spital në gjendje intoksikacioni medikamentiz me çrregullime elektrolitike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas