KMR, Kryesore

Konsiderohet dekania e njerëzimit, vdes gruaja më e moshuar në botë

Japonezja, Nabi Tajima e cila është vërtet dekania njerëzimit, vdiq dje në moshën 117-vjeçare, njoftoi sot një zyrtar lokal japonez.

“Tajima, lindur më 4 gusht 1900 vdiq të shtunën në ishullin e saj të lindjes, Kikai në rajonin e Kagoshimas”, theksoi Susumu Yoshiyuki, një zyrtar i deparmentit të Shëndetësisë.

 



“Kthyer në dekanen e japonezëve në shtator të vitit 2015, ajo u bë gjithashtu dekania e njerëzimit që prej vdekjes së shtator 2017 në moshën 117-vjeçare të xhamajkanes, Violet Brown”, sipas medias japoneze.

Por rekordet Guinness, që ishin në kërkim që prej vdekjes së Brown, nuk i kishin njohur ende zyrtarisht Tajimas titullin dekane e njerëzimit.

Tashmë njeriu më i vjetër në tokë, është sërish një japoneze, që quhet Chiyo Yoshida, është 116 vjeç dhe për 10 ditë shkon 117.

Rreth një e katërta e popullsisë së Japonisë, kanë një moshë 65 vjeç e lart, një përqindje kjo që pritet të rritet në 40 për qind në vitin 2060.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas