Një skaf elektrik, i cili është ndërtuar nga kompania britanike e prodhueseve të makinave “Jaguar” duke përdorur teknologjinë Formula E, ka thyer një rekord të ri botëror.
“Jaguar Vector V20E” që punon me bateri ka thyer javën e kaluar rekordin botëror teksa arriti një shpejtësi mesatare prej 142 kilometrash në orë, ndërsa garonte në një liqen.
E drejtuar nga themeluesi i “Jaguar Vector”, Peter Dredge, skafi “V20E” theu limitet e mëparshme elektrike prej 122 kilometrash në orë të vendosur në vitin 2008.
“Është një nder i madh që ekipi Vector arriti të vendoste një rekord të ri botëror përsa i përket garave të ujit”,- u shpreh shefi ekzekutiv i Jaguar, Malcolm Crease.
<
►
>
Etiketa: Jaguar, konkurrues, toke, uji