Politika

Kongresi i Manastirit/ Presidenti Meta shpërndan 110 abetare




               Publikuar në : 18:20 - 17/11/18 |
mapo.al

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, presidenti Ilir Meta, ka udhëtuar drejt Manastirit. Mësohet se kreu i shtetit shqiptar është pritur nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës se Maqedonise, Asaf Ademi.


Po ashtu mësohet se Meta ka vizituar shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit, ndërsa shoqërohej nga dhjetra shqiptare. Mes të tjerash Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Më shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtese historike për shqiptaret te pasqyroje me se miri kontributin e patrioteve shqiptare. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit”,- deklaroi Meta.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas