Kronika

Konflikt pronash, me sopatë drejt kushëririt. Policia parandalon vrasjen

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar nga ndërhyrja në kohë e policisë në fshatin Çorrush të Mallakastrës, aty ku një ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve 57 dhe 69 vjeç.

Në konflikt janë përfshirë vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69-vjeçarit, Besnik Lalaj, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 57-vjeçarit, e duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda.



Konflikti nuk është ndalur me kaq, pasi djali i të plagosurit, Fatjon Lalaj, në tentativë për t’u hakmarrë ka zgjedhur djalin tjetër xhaxhait të tij, 39-vjeçarin S.L. (vëlla i Besnikut dhe djali i 69-vjeçarit), të cilin ka tentuar ta vrasë me një sopatë.

Në momentin më kulmor të konfliktit ka arritur të ndërhyjë policia, e cila ka neutralizuar autorin, megjithatë shtetasi në shënjestër nuk u ka shpëtuar plagëve të rënda prej mjetit të fortë prerës.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Zenel Lalaj, 66 vjeç, dhe Besnik Lalaj, 26 vjeç, që të dy nga fshati Çorrush, të cilët do të procedohen tashmë për veprën penale “dhunë në familje” nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, ndërsa ndaj 22-vjeçarit Fatjon Lalaj rëndon vepra penale e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Ja njoftimi i plote policisë:

“Në datën 24.08.2018, në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti,  djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:

•Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

•Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:

•Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas