Kryesore, Politika

Konfiskimi i 1 mln €/ PD: Policia sekuestroi paratë e të vdekurit, po mikut të Taulant Ballës kur do i vijë radha?

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Policia e Prokurorisë se po veprojnë në mënyrë në njëanshme pasi burime zyrtare nga policia njoftuan sekuestrimin e rreth 1 mln €.

“Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë ‘Forcën e Ligjit’ për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.



Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe ‘Forca e Ligjit’ nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge”, thuhet në reagimin e PD-së.

“Duke kërkuar që ‘Forca e ligjit’ të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik

· Kur do të zbatohet i njëjti standard i ‘Forcës së Ligjit’ ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?

· Kur do të zbatohet i njëjti standard i ‘Forcës së Ligjit’ ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?

· Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?

Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria”, vijon reagimi.

Llogaritë bankarë në të cilat janë sekuestruar paratë, janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij. Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar.

PasPara

4 komente

  1. Kjo eshte e bukur te te japin mend per dicka qe nuk ja kane haberin dhe kur e kishin pushtetin as nuk ben mundimin me te vogel ta krijonin.

  2. Ka bere disa goditje forca e ligjit flas te pakten per qytetin tim, per Elbasanin. Me pare nuk kishte as rend e as siguri kurse sot jemi totalisht te qet nga kjo ane si per vete edhe per femijet.

  3. Po kta e dine forcen e ligjit sikur eshte patrulle qarkullimi qe gjen nje njeri pa rrip sigurimi dhe i ve gjobe? Ecet me plan o shok se eshte task force po ku merni vesh ju.

  4. Kjo eshte tipike shqiptare. Mire qe nuk punojn vet por vetem shajn e hedhin balte. Ore pse nuk krijoj ky luli me shok kur ishte minister apo e kishte mendjen te vriste qytetar ne mes te sheshit dhe jo te kapte kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas