Aktualitet, Kryesore

Koncerti i Rita Orës, Iljazaj: E padëgjuar, politika po na e merr edhe argëtimin

Koncerti i Rita Orës në Tiranë vazhdon të jetë një nga temat më të debatuara. Pyetja kryesore që ngrihet është nëse duhet paguar me taksat tona një këngëtare e këtij niveli botëror.

“Nuk është parë dhe dëgjuar asnjëherë në Paris, Romë, Berlin apo Londër që një Kryetar Bashkie të thërrasë dhe të paguajë nga taksat e qytetarëve këngëtarë, dhe të organizojë spektakle të tilla kaq të kushtueshme.



Bashkia organizon evente argëtimi apo koncerte që kanë të bëjnë me promovimin e kulturës lokale, me produktet e saj, apo për të krijuar një tërheqje turistike nëpërmjet këtyre eventeve, por asnjëherë spektakle pa një qëllim të tillë.

Nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë që një Kryetar Bashkie të organizojë evente komerciale. Për ato kujdesën kompani të ndryshme private, organizata të ndryshme që argëtojnë dhe fitojnë para nga këto punë.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për një spektakël të nivelit botëror, me paratë e një shteti të varfër siç është Shqipëria,” shkruan në editorialin e ditës, drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj.

“Kush e di se sa para nga taksat e qytetarëve të Tiranës kanë kushtuar këto koncerte? Përse, për të organizuar ahengje janë rritur taksat e qytetit të Tiranës?!

Askush nuk di ta thotë, sepse askush deri më tani nuk na e ka thënë. E megjithatë qytetarët e Tiranës kanë të drejtën absolute të dinë se si i përdor Bashkia paratë e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e demokracisë.

Deri më tani kishim dëgjuar që politika të bëjë drejtësi, politika të gjejë punë, politika të ndikojë në ekonomi. Por, që politika do arrinte të na merrte edhe argëtimin dhe ta përdorte për qëllime të saj, kjo nuk ishte dëgjuar ndonjëherë”.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

Spektakël i nivelit botëror me paratë e një shteti të varfër

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas