Kryesore

Komunistët gjirokastritë djegin publikisht librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut



Me sa duket djegia e librit “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu po kthehet në një epidemi kolektive për komunistët mbarëshqiptarë. Pas djegies së tij në Ferizaj, Elbasan dhe Berat janë “infektuar” edhe komunistët e Gjirokastrës, të cilët publikisht në mes të sheshit kanë kryer ritin e djegies së librit të parë biografik “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu. Kësaj radhe ka qenë dega e Partisë Komuniste në qytetin e Gjirokastrës, e cila ka djegur publikisht librin e gazetarit Blendi Fevziu. Fillimisht, një numër i pakët anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Komuniste janë mbledhur në sheshin përpara ish-Shtëpisë së Ushtarakëve në lagjen “18 shtatori”. Ata mbanin në duar fotografi të ish-diktatorit. Personat që e kanë marrë fjalën e kanë cilësuar vendimtare jetën dhe punën e Hoxhës për Shqipërinë. “Libri është kulturë. Po duke qenë se ky libër është i mbushur me gënjeshtra e intriga e me fjalë denigruese, nuk mbetet asnjë rrugë tjetër veç asgjësimit”, – ka pohuar Bujar Sulejmani, njëri prej drejtuesve të degës së PK-së në Gjirokastër. Për sekretarin e PK-së Gjirokastër, Eqrem Peçi, “Enver Hoxha ka dhënë një kontribut vendimtar për zhvillimin e Shqipërisë dhe ato që shkruhen në libër janë të pasakta. Ky libër është një gënjeshtër e madhe dhe hedh poshtë kontributin e Enver Hoxhës për vendin tonë”. Më pas, anëtarët e PK-së kanë djegur disa kopje të librit. Prej daljes në qarkullim përpara disa muajsh, libri i gazetarit Blendi Fevziu, “Enver Hoxha” vazhdon të jetë ndër botimet më të shitura në libraritë e Gjirokastrës dhe jo vetëm. Ky libër ka thyer çdo rekord shitjeje në libraritë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Me sa duket nostalgjikët nuk arrijnë ta kuptojnë se sa më shumë e djegin, aq më shumë rekorde shitjeje thyen “Enver Hoxha” i portretizuar sipas dokumenteve arkivore, dëshmive dhe intervistave të atyre që e kanë njohur, të sjella nga gazetari Blendi Fevziu.

Bledar Shehu



PasPara

1 koment

  1. More Bledar,mëndja të është tharr,bën konkluzione si jo shqiptar.Edhe "Kurbanin" e Ramës e blejnë.Edhe "Refleksione" të Ramës adolishentë e blenë.Sipas mëndjes tënde këta janë librat më të mirë se janë sipa radakes tënde më të shëtiur!.N.Q.S. Shqipëria përfaqsohet me këto libra të gënjeshtër si Fevziu që i bëjnë reklamë reaksionarët e shtetit vrasës,mjerë shqipëria me këta autorë.Apo Ramës me "Kurbanin" dhe"Reflesione",që i poshtëronë veteranët dhe tani përgjërohet për ta."Libri është kulturë",por kur është plot me gënjeshtra duhet djegur thotë B.Suejmani.Ai e di se çfarë është libri,por ai di se edhe çfarë është gënjeshtra.Ai di edhe se kush e dogji Biblotekën e famëshme të Aleksandrisë,por di edhe për Inkizucionin(Kishën katolike),që dogjën jo vetëm librat,por edhe shkencëtarët e tyre.Prandaj i dashur gazetar pa gazetari mos u eksalto shumë nga shitja e librit të nipit të E.P.Toptanit…dhe Co…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas