Auto, Te Vecanta

Kompanitë s’i sigurojnë Range Rover-at

rangeroverKompanitë e mëdha të sigurimeve në Britaninë e Madhe refuzojnë sigurimin e makinave Range Rover nëse pronari nuk ka një vend parkimi të sigurt.

Duket paksa për të qeshur, por është e vërtetë. Kjo vjen si pasojë e vjedhjeve të shumta që u bëhet këtyre makinave. Drejtuesit e kompanive të sigurimit kanë bërë një takim për të diskutuar në lidhje me një zgjidhje të mundshme përsa u përket sigurimit të Range Rover.



Nga periudha janar-korrik e vitit 2014 në Londër janë vjedhur 294 makina të tipit Range Rover.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që edhe kompanitë nuk pranojnë t’i sigurojnë këto makina nëse pronari i tyre nuk ka një vend parkimi të sigurt.

Arsyeja e vjedhjes masive që po u bëhet këtyre makinave është sistemi automatik i hapjes së dyerve.

Duke qenë se ato hapen me sinjal, janë gjetur pajisje elektronike nga vjedhësit për hapjen e tyre.

Ky problem nuk është vetëm i Range Rover, por edhe i BMW.

63 BMW X5 janë vjedhur gjatë të njëjtës periudhë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas