Aktualitet

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hyn në bisedime, karateistët kosovarë nisen sërish drejt Novi Sadit

Përfaqësuesja e Karatesë së Kosovës do të niset sërish për në Novi Sad, në orën 16:30, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Federatës së Karatesë të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Gjatë ditë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë ka biseduar me të dyja palët, të Kosovës dhe Serbisë.



Krasniqi ka thënë se Përfaqësuesja e Karatesë së Kosovës është e gatshme që gjatë udhëtimit, për shkaqe të sigurisë gjatë rrugës, të mos mbajë të dukshme pajisjet që bartin simbolet e Kosovës.

Ai ka shtuar që, mënyra se si do të përfaqësohet Kosova në Kompionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad, do të dihet më vonë.

Në lidhje me zhvillimet rreth pjesëmarrjes së Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad të Serbisë, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Karatesë, shkruan rel.

“Federata Evropiane e Karatesë po bën përpjekje të mëdha që të garantojë pjesëmarrjene të gjithë karateistëve në ngjarjet që po organizohen nga kjo Federatë”,- thuhet në deklaratë. Aty rikujtohet se po bëhet çmos që të garantohet pjesëmarrja e të gjithë garuesve në këtë kampionat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas