Kryesore, Rajoni

Komiteti i PE voton për heqjen e vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka filluar sot debatin kur pritej që të votohet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.



Debati nisi në orën 09:00, dhe sipas agjendës është i paraparë që të zgjasë deri në orën 12:30, agjenda përmban gjithsej 12 pika, përderisa Kosova figuronte në pikën numër 7.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat.

Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, përderisa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas