Kryesore, Politika

Komisioni Europian hap dritën jeshile për Teatrin e ri: Nuk shkelet MSA…

Mazhoranca e shtyu për në datën 20 shtator diskutimin për miratimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin për teatrin e ri Kombëtar.

Një prej arsyeve të shtyrjes së dekretit ishte edhe letra që pritej nga Komisioni Europian për Nështjen në fjalë.



Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Matuella shkruan se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të MSA-së, siç ka deklaruar më herët opozita shqiptare.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike. Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është gjetur një dakordësi me Komisionin Europian për një amendim të thjeshtë në ligj, çka do e bënte ate edhe më të hapur e transparent.

Nuk dihet nëse kjo përgjigje i ka shkuar edhe grupit të artistëve që ishin kundër prishjes së teatrit ekzistues apo edhe vetë grupit parlamentar të PD-se që parashtroi përmes një letre drejtuar KE-së një sërë shkeljesh që  ishin ndjekur gjatë procesit për ndërtimin e një teatri të ri dhe prishjes së teatrit actual.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas