Kryesore

Komisionet në Kuvend: PD nuk shkon, LSI po, ç’po ndodh mes Kryemadhit dhe Bashës?

Mapo.al

Të mërkurën e javës së kaluar, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha qëndruan gjatë në një takim në selinë blu për të thënë, më pas për mediat, se ishte vendosur një aksion i përbashkët PD-LSI në raport me Kuvendin.



Takimi u zhvillua një ditë para seancës të së enjtes dhe veprimi en bloc i opozitës ra në sy. Por deri aty. E enjta iku dhe e premtja ktheu PD-në dhe LSI-ne në qëndrimet e tyre fillestare.

Nuk pati një takim të dytë Kryemadhi-Basha dhe fillim java sërish fillon me avazin e vjetër.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, PD nuk ishte e pranishme ndërsa deputetja e LSI-së, Silva Caka po. Edhe në komisionin e Integrimit nuk pati gjurmë të deputetëve të PD-së. Por nuk munguan ata të LSI-së; Klajda Gjosha dhe Viktor Tusha, prania e të cilëve mundëson edhe kuorimin e nevojshëm për tu mbledhur komisioni.

Sot është e hënë, dhe pas dy ditësh me siguri do të ketë sërish takim mes Kryemadhit dhe Bashës. Sepse e enjtja është afër dhe opozita e ka të qartë se cfarë do të bëjë aty.

Ajo që mbetet e paqartë është arsyeja e qëndrimit kaotik në raport me komisionet parlamentare…

Takimin e radhës, dy liderët e partive opozitare ndoshta duhet ta diskutojnë…

Në të kundërt, të paktën të kursejnë deklaratën rutinë se “po punohet për një aksion të përbashket opozitar…”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *