Kryesore, Politika

Komisioneri Hahn letër artistëve: Nuk munda t’u takoja, por …

Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Zgjerimit, me anë të një letre në emër të Komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn, u është drejtuar anëtarët Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në letrën e saj Calavera ka shkruar se Komisioneri nuk mund t’i takonte dot, por ka mbajtur shënime interesin më të madh argumentet që ata kanë shtruar në lidhje me vlefshmërie e ligjit.



LETRA E PLOTË

Të dashur anëtarë,

Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.

Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.

Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike.

Pas paraqitjes së informacionit shtesë, tani Komisioni mund të procedojë me shqyrtimin e nevojshëm dhe të angazhohet në mënyrën e duhur me autoritetet.

Juaja sinqerisht,

Genovieva Ruiz Calavera

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Tiranë

Dërguar edhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetare e Delegacionit të BE në Shqipëri

letra e hahn per artistet

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas