Te Vecanta

“Kombi serb rrezikon të zhduket”, Vuçiç ofron shumën e majme për nënat që lindin fëmijën e katërt

“Serbia është një komb që rrezikon të zhduket”.

Ky është alarmi që ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.



Deklaratën e ka bërë gjatë një vizite në Toplicë, i cili tha se nëse brenda katër dekadave të ardhshme nuk do të ketë një shtim të popullsisë, atëherë kjo e fundit rrezikon të zhduket. “Nëse brenda 4 dekadave populli serb nuk angazhohet në shtimin e popullsisë, atëherë kombi serb mund të zhduket”, u shpreh Vuçiç.

Nisur nga ky shqetësim, presidenti serb garantoi se do të japë një shpërblim të mirë për ato familje që lindin fëmijën e katërt.
Ndërkohë, për fëmijën e parë nënat e reja përfitojnë 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për 2 vjet, ndërsa për fëmijën e tretë nënat do të përfitojnë 12 mijë dinarë në muaj, për 10 vjet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas