Sport

Kombëtarja kuqezi e trukuar! Përgjimet zbardhin skandalin


Kombëtarja e Shqipërisë ka njollosur emrin e saj! Sipas informacionit që vjen nga Greqia, ndeshjet e trukuara janë ato kundër Argjentinës (4-0) dhe Malit të Zi (3-2) dhe, sipas bisedës së përgjuar ndaj njërit prej të arrestuarve, janë luajtur shumë të mëdha parash, pasi ai kishte biseduar me trajnerin e Shqipërisë, që në atë periudhë ishte Josip Kuzhe!

Federatës Shqiptare të Futbollit kësaj radhe do t’i duhet diçka më tepër sesa një justifikim. Situata e krijuar pas arrestimit të katër bandave kriminale në Selanik të Greqisë, ka prodhuar informacionin bombastik. Gjithçka ka dalë nga zbardhja e 3500 faqeve me përgjimeve dhe që janë publikuar në stacionin ERT 3 me qendër në Selanik. Janë arrestuar 35 persona, që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte edhe nga trukimi i ndeshjeve.



Në bazë të materialit audio që ka në dorë policia greke, një person i ashtuquajtur “Portugezi” i propozon kreut të një prej katër grupeve, me emrin Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në verën e kaluar, me Argjentinën dhe me Malin e Zi.

Ndeshja e parë, ajo me Argjentinën, ka përfunduar 4-0 për skuadrën e Lionel Mesit, dhe është luajtur më 21 qershor të vitit 2011, ndërsa sfida me Malin e Zi është fituar nga skuadra e Josip Kuzhes me rezultatin 3-2 dhe është luajtur në 10 gusht të vitit të shkuar. Nëse ndeshja e parë ka qenë pa histori, në të dytën malazezët kanë kaluar dy herë në avantazh, për t’u përmbysur më pas nga goli me rrofeshatë i Hamdi Salihit.

“Portugezi” konfiormon se çdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar (Josip Kuzhe), madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin çfarëdo rezultati.

Federata hesht

Të shkëpusje një fjalë nga ndonjëri prej zyrtarëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dje, ishte një “mission impossible”. Thuajse të gjithë telefonat ishin të fikur, por edhe në atë që mund të gjeje të lirë nuk merrje përgjigje. Sidoqoftë, qeveria e futbollit në Shqipëri detyrohet të bëjë një shpjegim publik në lidhje em ngjarjen.

Kuzhe në Kinë

Poku bëhet tani trajneri Josip Kuzhe. Kumarxhiu i thekur që ka lënë disa herë të tërë pasurinë e tij në kumar, tani po drejton skuadrën kineze Tianzhin. Kroati ka pak ditë që emëruar në këtë post duke zëvendësuar holandezin Ari Han, një tjetër ish-trajner kuqezi.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas