Arkiva 2

Izraeli me 5-4-1, shqetësimi i trajnerit për kuqezinjtë: Janë të shpejtë dhe luajnë në Itali

Endi Hercog duket se ka kaluar muajin e fundit duke analizuar lojën e Shqipërisë, që kur vendosi të merrte drejtimin e përfaqësueses së Izraelit. Austriaku ka planifikuar që të zhvillojë në darkë një analizë të mirëfilltë video për lojtarët e tij duke shpjeguar pikat e forta dhe të dobëta të përfaqësueses kuqezi, por sot në mëngjes, nuk ka ngurruar t’u shprehë gazetarëve të pranishëm në hotele shqetësimet e tij rreth lojës së përfaqësueses kuqezi.

“Shqiptarët kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë në fazën ofensive, ashtu si edhe në mbrojtje, ku kanë futbollistë të cilët luajnë në Itali. Por edhe ne kemi një ekip të fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për këtë ndeshje”, shpjegoi Hercog.



Trajneri duket se ka bërë edhe zgjedhjet e tij sa i përket formacionit, pasi ka praktikuar këto ditë rreshtimin 5-4-1. Para portierit Haimov do të luajnë Jeini, Habshi, Kapiloto, Tauata dhe Dasa. Natço, Kajal dhe Perez do të jenë në mesfushë, me Zahavin pak më të avancuar, ndërsa qendërsulmuesi pritet të jetë Dabur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas