Auto

Koleksioni i rrallë i makinave

Një koleksion i rrallë makinash që vlejnë më shumë se 18 milionë dollarë është gjetur në një fermë në Francë.

Midis tyre është  një Ferrrari 250GT SWB California Spider i cili mendohet se vlen më shumë se 18 milionë dollarë.



Koleksioni i këtyre makinave klasike që mendohet se vlejnë më shumë se 18 milionë dollarë është gjetur në një garazhë në një fermë franceze i mbuluar nga pluhurat dhe gazetat e vjetra.

Koleksioni ka më shumë se 60 automjetë të cilat datojnë në vitet ’50-’60 të shekullit të kaluar.

Përveç Ferrarit koleksioni kishte një Buggati shumë të rrallë dhe një Maserati.

Koleksioni i përkiste sipërmarrësit Roger Bailon i cili shpresonte t’i rikonstruktonte dhe t’i paraqiste në një muze.

Por plani i tij dshtoi kur kompania e tij falimentoi në vitin 1970 kështu që ai u detyrua që t’i linte këto makina në fermën e tij ku u harruan për dekada me radhë.

Pas vdekjes së Bailon dhe djalit të tij, makinat u lanë në harresë pasi nipërit nuk e kishin idenë se ekzistonin këto makina.

Vintage-Cars

Vintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage CarsVintage Cars

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas