Kryesore

Kolegji i Apelimit vendos: Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet vetingut

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do t’i nënshtrohet vetingut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi sot vendimin e KPK-së, për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.



Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të hënë nga Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, sipas së cilit Llalla nuk do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Vendimin për ndërprerjen e vetingut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi që subjekti t’i nënshtrohej vetingut.

Ashtu si në seancat e mëparshme, ish-Kryeprokurori përfaqësohej nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas