Kryesore, Politika

Kokëdhima propozon legalizimin e kanabisit

KocoLegalizimi i hashashit do të sillte shumë fitime për shqiptarët.

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë që të ndërmerret një nismë për të licencuar mbjelljen e kësaj droge për arsye medicinale, duke argumentuar se kjo do të sillte shumë fitime.



“Ju shkon mendja juve që ta ruani këtë gjë dhe të licenconi për eksport për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm, apo thjesht ne duhet ta zhdukim sepse kemi frikë? Europianët nuk kanë frikë të licencojnë njerëzit e tyre që të prodhojnë duke paguar taksa, ndërsa ne kemi frikë se mos na quajnë të tjerët që mos na identifikojnë me këta që prodhojnë drogë dhe kanabis ilegalisht”, – tha Kokëdhima.

Por ministri i Bujqësisë si dhe deputetë të mazhorancës nuk e mirëpritën një deklaratë të tillë.

Sipas ministrit të Bujqësisë, “logjika që ishte një aktivitet fitimprurës dhe dëmtoi fermerët nuk shkon, për arsye sepse i bie që edhe trafikantët që sigurojnë të ardhura, po ata bëjnë një aktivitet të paligjshëm dhe kriminal”. Ndërsa deputeti socialist, Angjeli tha se “nuk besoj se është momenti për të kthyer kokën prapa tek ekonomia e kanabisit, tek ekonomia të cilën ne shyqyr që po e çrrënjosim në këtë moment”.

Përmbytjet e fundit por edhe probleme të tjera në lidhje me këtë sektor kanë detyruar ministrin Edmond Panariti që të kërkojë 5 miliardë lekë më shumë për sektorin e Bujqësisë.

“Për të mbuluar këto nevoja që janë dhe detyrim ndaj fermerëve, ndaj sigurisë ushqimore ne kemi kërkuar afërsisht 5 miliardë lekë.”

Në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm edhe ministrja e Arsimit, e cila premtoi shpërblime për sportistët elitarë.

“Për sportistët që u kthyen kampionë bote, qeveria shqiptare mundësoi një fond prej 100 mijë eurosh për t’u trajnuar. Bëj me dije gjithashtu që Romela Begaj ishte e papunë dhe Ministria e Arsimit i mundësoi punësimin si mësuese e edukimit fizik”.

PasPara

2 komente

  1. Nuk e kuptoj nga vjen ky frymezim i cuditshem per te legalizuar perdorimin e hashashit ne Shqiperi, qofte edhe per qellime mjekesore?!!!! Ne nje vend si Shqiperia, qe ende nuk ka nje shtet te forte ligjor, eshte krejt absurde dhe e pa vend te flitet qofte edhe per legalizimin mjekesor te tij qe do te sillte vec pasoja negative mbi shoqerine shqiptare, sidomos mbi rinine, e cila duhet te shohe drejt perspektivave optimiste per te ardhmen e jo drejt semundjeve apo sherimit te tyre qofte edhe me kanabis mjekesor …. Nje gabim i tille, kur shume vende te botes se qyteteruar e kane ndaluar me kohe me ligj apo ngurojne shume ta bejne kete gje edhe pse presioni eshte jo i vogel, do te ishte i pafalshem dhe me pasoja te pakontrollueshme per ne ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas