Aktualitet

Kokainë me vlerë 300.000 euro në makinë, arrestohet shqiptari




               Publikuar në : 10:46 - 12/06/18 |
mapo.al

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një kilogramë kokainë.


Arrestimi i 42-vjeçarit me iniciale B.F., u bë pas një kontrolli të autoriteteve në Ferrara. Ajo që i bëri ata të dyshonin ishte nervozizmi i shqiptarit, i cili nuk mund të shpjegonte arsyen se përse ndodhej në zonë.

Kokaina ishte vendosur në një pako dhe sipas policisë rezulton të jetë e cilësisë më të pastër.

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro./abcnews.al


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas