Kronika

Kokaina nga Spanja: Zbulohet shqiptari dhe roli i tij në trafikun shumëmilionësh

Zgjerohet goditja e bandës së kokainës që vinte nga Spanja, me destinacion Italinë, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë.

Mediat italiane referuar policisë raportojnë sot se droga,  vinte nga Spanja përmes Francës dhe më pas paketohej e ndahej për shitje me pakicë.



Ajo dorëzohej në një market që shiste fruta dhe perime dhe ishte pronë e një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Shqiptari dhe një kushëriri i tij me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të drogës ishin përgjegjës për pritjen dhe më pas shpërndarjen e drogës së ardhur.

Figura kyce e grupit ka qenë një sicilian që vepronte mes Rimini, Forlì, Cesenatico dhe Cervia dhe siguronte shpërndarësit e drogës për shitje në rrugë.

Shqiptari, pronari i marketit u zbulua nga përgjimet e policisë, e cila u vu në lëvizje pas dyshimeve për përfshirjen e biznesnit në këtë rrjet trafiku.

Një djalë nga San Mauro Pascoli, nga ana tjetër, ishte përgjegjës për gjetjen e drogës në Spanjë, ku ai banonte, dhe pastaj informonte bashkëpunëtorët e tij sapo dërgohej dërgesa. Karabinierët kanë dokumentuar mbi 2 mijë episode të trafikut për një qarkullim që llogaritet në mbi 1 milion euro./panorama.com.al/

<
>
6 38 44 52 138 220
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas